Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Roskovec, shpallet në kërkim autori

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar të Roskovecit dhe policia thotë se i plagosuri me iniciale E.H., mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.

Dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në këmbë nga 50-vjeçari me iniciale U.S., i cili u identifikua pas veprimeve hetimore të policisë. Autori i dyshuar është larguar pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë