Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, shpallet në kërkim autori

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në orën 00:30 në lagjen nr.5, pas një konflikti të çastit, ku u përfshi personi i plagosur, me inicialet SH.SH., 34 vjeç dhe E.S., po 34 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me armë ndaj 34-vjeçarit, i cili mori një plagë në këmbë.

"Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, - njofton policia.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë