Lajme

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, shoqërohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Kavajë, pranë Bashkisë së vjetër.
Siç njofton policia, rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr. 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Rexhep Tare, 53 vjeç.
I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Fitim Baboci, 31 vjeç, nga Kavaja dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë