Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Fier, shpallet në kërkim autori

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme, në një ngjarje që ende nuk dihet se në çfarë rrethanash ka ndodhur.

Policia thotë se në fshatin Sulaj, shtetasi R. M., 44 vjeç, në motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë