Rend dhe Ligj

Plagosje me armë në Selenicë, 50-vjeçari qëllohet te dera e shtëpisë

Një plagosje me armë ka ndodhur sot në Selenicë, pasi një person është qëlluar pranë banesës së tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se ai është J.XH. 50 vjeç banues në Selenicë. I plagosuri është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar. 50-vjeçari është me precedentë penalë dhe pista kryesore që po hetohet është e kaluara e tij.

Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë