Lajme

Plagosje me armë në Durrës, identifikohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta më lagjen nr.7 të qytetit.
I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet A. M, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale I. I, 42 vjeç, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë