Rend dhe Ligj

Kërkohej për plagosje, kapet pas dy javësh autori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. Sh., banues në Radhimë, Vlorë, i cili është autori i ngjarjes së ndodhur më 8 prill të këtij viti, ku në aksin rrugor Radhimë-Orikum është plagosur me armë zjarri shtetasi D. K.

Siç njofton policia, 36-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë