Rend dhe Ligj

Plagosja me armë në Peqin, policia jep detajet

Një 41-vjeçar, punonjës i IEVP Peqin, ka mbetur i plagosur me armë zjarri, për motive ende të panjohura në qytetin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:40, në fshatin Progër, ku Policia e Peqinit e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes së punonjësit të burgut. Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit.

Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë