Rend dhe Ligj

Plagosja me armë në Fier, policia jep detajet

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, për motive ende të panjohura në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, në lagjen "11 Janari", ku autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë