Lajme

Plagosja e 26-vjeçarit në Kashar, shpallen në kërkim tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Mëzez në Kashar ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.
Është shpallur në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” si dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.
Shërbimet e policisë të Komisariatit nr. 6 kanë shpallur në kërkim shtetasin M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Pasditen e djeshme në Fushë Mëzez ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë