Ka ndodhur

Plagosi me thikë në qafë 17-vjeçarin në Vlorë, kapet autori

Është vënë në pranga i riu që plagosi të enjen me thikë në qafë një 17-vjeçar në Vlorë. I arrestuari është L Sh., 20 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në lagjen “Çole”. 20-vjeçari i arrestuar në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë