Lajme

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Durrës, vihet në pranga autori

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e ditës së djeshme, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.
Policia thotë se është vënë në pranga autori i dyshuar dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi me inicialet J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.
Siç njofton policia, këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë