Ka ndodhur

Plagosi me armë zjarri në këmbë të riun në Fier, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, I cili ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se tentoi që të vrasë me armë zjarri një të ri, duke e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor në lagjen “Apollonia” në Fier.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Elvis Krasniqin, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë 23-vjeçarin Endri Meçalliu.

Aktualisht ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po procedohet penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” kushëriri i autorit, Klajdi Profka.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë