Ka ndodhur

Plagosi me armë zjarri 24-vjeçarin, arrestohet i mituri në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 16-vjeçar, i cili një ditë më parë për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale K. L., 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në lagjen 14 në Korçë, ku i mituri, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë të riun.

Ky i fundit po merr mjekim ende në spitalin e qytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë