Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit në Korçë.
Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës. Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga 28-vjeçari me inicialet J. H., i cili plagosi me armë Ilir Hoxhën.
28-vjeçari falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u vetëdorëzua gjatë mbrëmjes së djeshme në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J. H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I. H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.
Siç njofton policia, gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J. H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMW”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.