Rend dhe Ligj

Plagosi fqinjin, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka ndaluar një 33-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet S. K., 33 vjeç, banues në Fier.

Siç njofton policia, ndalimi i 33-vjeçarit është bërë pasi më datë 8 maj në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë