Ka ndodhur

Plagoset me armë Marion Mitro në Vlorë, ish-anëtari i bandës së Julian Sinanajt

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të martë në Vlorë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë bibliotekës së këtij qyteti, ndërsa personi i plagosur është identifikuar si Marion Mitro.

“Rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndër të tjera, policia thotë se gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Mësohet se Marion Mitro është qëlluar dy herë dhe ka marrë një plumb në kokë dhe një në krahë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit.

Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

49-vjeçari Marjon Mitro përveçse ka shërbyer si nyjë lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë