Lajme

Plagoset badigardi i lokalit në Sarandë, arrestohet kolegu

Bodigardi i një diskoje ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ndërsa tashmë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim, D. M, ndërsa është arrestuar për moskallëzim krimi Joan Buli, kolegu i tij badigard.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko, ku 37-vjeçari A.L që punonte si bodigard është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër, i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë