Lajme

Plagosën për hakmarrje 24-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit dibranë

Në sajë të operacionit policor “Tartaj”, Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët ishin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit ndaj personit dhe pronës.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
K. K, 36 vjeç dhe A. K, 28 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Tartaj, njësia administrative Zall Dardhë, Dibër.
Siç njofton policia këta shtetas janë kapur në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Tartaj, duke festuar daljen e një shoku të tyre nga burgu.
Shtetasit në fjalë janë vënë në pranga pasi më 6 prill të vitit të shkuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me vëllanë tjetër, shtetasin Rr. K, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), në fshatin Nezhaj, Dibër, kanë plagosur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij shtetasin E. Ç, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.
Kjo ngjarje është nën hetim nga Prokuroria për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2091588084468590/?__xts__[0]=68.ARDVurMJNYBj6VL9OkQjot6mCuaaTKDTPi5ZyA2472zQDllrzCxQKP5H9LJuS8nWgSrVUKuvEqvkyQZvA0C4F51Zim0fuDEITG5y8GFMkzEmjrlRttwVACJ3SKXW3M7QnElMSkLsFCVbA6DvMeqfyocsMcZmSErTNtRXPPhifxYBTTspZM_IBbk9opjxvPVXn0PjfKE-WVqMb2nOdMmH_XmO0gJMhY6J2IKv3KD1tuZNX_hehgm9QEeaXV9zhG9Iol9b5v-1_wnnhpir2h4UDV-l_e7KSFc1Ge1LvoyliqedfwOSNhMmA2Wdy_CDlYMVhWMhG7bLtNMWEp6xJlf31hIyJlz3z0Vy9QPR4b0e&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë