Rend dhe Ligj

Plagosën komshiun dhe djalin e tij, arrestohen 2 vëllezër në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 2 persona, pasi janë konfliktuar me komshiun dhe e kanë plagosur atë.  

Policia thotë se pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen “Treg”, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit. Në pranga janë vënë shtetasit L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër), të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Siç njofton policia, dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë