Rend dhe Ligj

Plagosën 23-vjeçarin në “Myslym Shyri”, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimim e një konflikti dhe ka vënë në pranga dy të rinj për tentativë vrasje.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”.

Mësohet se në pranga janë vënë Reis Osmërija, 21 vjeç dhe Alban Gaçi, 27 vjeç. Këta dy persona kanë qëlluar me thikë duke e plagosur, 23-vjeçarin Renato Shaulli, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autorët kryen veprën penale.

Mbi dy të rinjtë e arrestuar rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë