Ka ndodhur

Plagos motrën me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes dhe ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili ka qëlluar me thikë motrën e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, në qytetin verilindor, ndërsa ndërhyrja është bërë teksa po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait, shtetasit me iniciale V. Q dhe motrës së tij.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

“Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë