Lajme

Plagos kushëririn për konflikte pronësie, në pranga 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi ka plagosur kushëririn e tij për konflikte pronësie.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, në vendin e quajtur Kodër Kashar 2, 44-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë