Politike

PL mbledh sot komitetin, Kryemadhi jo më anëtare e kryesisë, Meta: Zgjidhim 6 raste të nepotizmit

Ilir Meta do të mbledhë në 18:00 Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë. Në mbledhjen e sotme, Komiteti Drejtues do të votojë Kryesinë e re, ku pritet që  Monika Kryemadhi të mos jetë më anëtare

Para mbledhjes, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat tha se ndryshimet do të zgjidhin 6 raste të nepotizmit brenda partisë, jo vetëm Kryemadhi.

“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë! Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë", tha Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë