Ka ndodhur

Pjesë e trupës së Tahirit, konfirmohet gjyqtarja Flora Hajredinaj

Gjyqtarja në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flora Hajredinaj është konfirmuar në detyrë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Hajredinaj kaloi me sukses procesin e Vettingut, duke dalë e pastër në të tria shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj është kryesuesja e treshes së gjyqtarëve që do të shqyrtojë edhe dosjen e Klement Balilit.

Gjyqtarja Hajredinaj njihet edhe si gjyqtarja e Dritan Zaganit, “armikut” më të ashpër të Saimir Tahirit.

Ishte ajo që vendosi për Zaganin, masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Ajo gjithashtu ishte pjesë e trupës gjykuese që dënuan ish- ministrin Saimir Tahiri.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë