Rend dhe Ligj

Piratonte programet televizive, procedohet administratori i një TV

Policia e Kolonjës ka proceduar penalisht administratorin e një televizioni, pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij.

Policia thotë se bëhet fjalë për Dritan Memushin, 50 vjeç, banues në Tepelenë.

Siç njofton policia, procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një studio televizive, të cilën 50-vjeçari administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë