Lajme

“Piratët” e Vlorës – Grabitën 12 banesa, 2 në pranga, 2 në kërkim

Në sajë të operacionit të koduar “Piratët”, Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Këta të fundit dyshohet se janë autorë të 12 vjedhjeve të kryera në periudha të ndryshme në qytetin bregdetar.
Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. H., 29 vjeç, E. K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. M dhe L. H.
Shtetasit M. H dhe E. K, janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë duke vjedhur në një banesë.
Ndërsa shtetasit A. M dhe L. H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.
Katër të rinjtë kanë grabitur brenda një harku kohor prej tre muajsh 12 banesa në disa lagje në Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë