Art dhe Kulture

Piktura e Klimt që u gjet brenda murit të galerisë 23 vite pas vjedhjes (video)

U zhduk 23 vite më parë por piktura e famshme e Gustav Klimt është gjetur e fshehur në murin e galerisë nag ku u vodh. Portreti i Zonjës ishte një nga veprat më të kërkuara të artit në botë para se të gjendej e mbyllur në një mur të galerisë moderne të artit Ricci Oddi në qytetin verior të Piacenzas, Itali, e njëjta galeri nga e cila humbi.
Ornella Chicca, prokurorja e Piacenzas njoftoi në një konferencë për shtyp se piktura ishte autentike.

Piktura u zbulua nga dy kopshtarë ndërsa pastronin barin nga një mur të jashtëm i galerisë më 10 dhjetor. Ata zbuloi një panel metalik që hapej, Piktura ishte future në një thes të fshehur brenda murit. Një inspektim fillestar tregoi se piktura është bërë në vitin 1917 nga piktori austriak dhe u konfirmua më pas nga dy ekspertë.
Vjedhja e një Portreti të Zonjës u zbulua në mëngjesin e 22 shkurt të vitit 1997, por policia beson se ajo ishte hequr tre ditë më parë. Hetuesit në atë kohë dyshuan se ajo mund të ishte vjedhru nga punonjës të galerisë.

Kjo vepër e Klimt konsiderohet veçanërisht e rëndësishme sepse pak para zhdukjes së saj, një student i artit e kuptoi se ajo ishte pikturuar mbi një vepër tjetër që më parë besohej e humbur, një portret i një zonje të re, e cila nuk ishte parë që nga viti 1912.
Patrizia Barbieri, kryetarja e bashkisë së Piacenzas, tha se lajmet për vërtetësinë e saj "kanë një rëndësi historike për komunitetin artistik dhe kulturor dhe për qytetin e Piacenza".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë