Ekspozite

Pikaso, Piktori i fundit i luftërave

Disa vepra arti janë shumë të famshme dhe kështu mund të marrin shumë vëmendje, duke bërë kështu që njerëzit të përqendrohen vetëm tek një pikturë, madje edhe ato të të njëjtit artist. Piktura gotike amerikane e Grant Wood, ishte një pikturë e tillë. Në të njëjtën formë u tregua, edhe “Guernica” e Pablo Pikasos, e cila tërhoqi vëmendjen nga të gjitha imazhet e tjera që artisti spanjoll krijoi për luftën.

Grand Wood

Ndërsa shumë prej nesh tashmë do të përfytyrojnë gjymtyrët e dëmtuar, shprehjet e zemëruara të njerëzve dhe kuaj të vrarë, që tregohen më së miri nga reflektimet e pagabueshme të Pikasos, i cili tregoi bombardimet shkatërruese të prillit në vitin 1937, në fshatin e Guernicës, gjatë Luftës Civile Spanjolle. Megjithatë, një ekspozitë që tashmë është kthyer në demonstruesin më të mirë për veprat e piktorit, sidomos ato që kanë përshkruar luftën, ka “pushtuar” Muzeun e Armëve në Paris. Kjo ekspozitë tregon se lufta ishte një preokupim përcaktues i artistit, jeta e të cilit u shtri nga Lufta e Pavarësisë Kubane, në Luftën në Vietnam, e cila përfundoi dy vjet pas vdekjes së artistit. Asnjë pikturë e Pikasos nuk tregon më shumë vuajtje se sa masakra Sinchon në Korenë e Jugut. Piktura më e madhe e Pikasos për arrestimin e një grup fëmijësh dhe grash që do të vriten nga një bandë, është një tjetër vepër që ekspertët mendojnë se meriton të njëjtën vëmendje sa Guernica.

Gurarnica

Në anën e majtë të pikturës duken një grumbullim i dëshpëruar i tre grave (dy prej të cilëve duket shtatzënë) dhe pesë fëmijë që presin ekzekutimin e menjëhershëm nga një skuadër ushtarësh me automatikë.
Pikaso ka qenë i prirur për të na treguar se duhet të barazojmë tmerrin e shpalosur në barbarizmat, të cilat i kemi hasur përpara në pikturat e famshme të Francisci de Goya. Një gjenealogji artistike, e cila gjendet edhe te piktura e Édouard Manet, ku tregon ekzekutimit të perandorit Maksimilian në vitet 1868-1869.
Por mënyra e Pikasos se si i tregon pikturat shtrihet përtej punës së Goyas dhe Manet. Viktimat që paraqiten në pikturat e Pikasos, tregojnë një lidhje mes nënës dhe fëmijës dhe kohëve të ndryshme, si ajo e mesjetës dhe rilindjes.

Masakra e Koresë së Jugut nga Pikaso

"Puna nuk u prit mirë", pohon Limousin një nga organizatorët e ekspozitës. Ai tregoi se kritikët aso kohe kishin dashur ta shkatërronin, por nuk e gjetën. Ndoshta, në mendjen e Pikasos, poezia e pavlerë e Guernicës, e krijuar 14 vjet më parë se të krijonte pikturën, e cila nuk kishte pasur një ndikim të mjaftueshëm për liderët botërorë. Ishte koha për një kokëfortësi brutale. Ndonëse u tallën prej shumë kohësh me veprën e tij, Limousin, beson se masakra e Koresë, meriton të rivlerësohet nga publiku si një "punë shumë e fortë".
Për të gjithë obsesionin e tij me konfliktet në kohën kur jetoi, Picasso kurrë nuk u regjistrua në asnjë ushtri. Ai jetoi në Paris gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, duke mos pasur asnjë detyrim ligjor si një shtetas i Spanjës, për t'u bashkuar me luftën kundër Gjermanisë. Në vend që të dilte me armë në vijë të frontit, ai zgjodhi që të vendoste të gjithë energjinë e tij në pikturat të cilat tregonin luftën, një impuls që është i dukshëm nga disa prej veprave të tij më të hershme. Kolazhet e ndërtuara nga artisti në vitin 1912 tregojnë një instinkt për të zbuluar rrëfimet e tyre të fragmentuara me lëkundjet e shqetësimit politik.

Masakra e Koresë së Jugur nga Francisco de Goya

Marrëdhënia midis Pikasos dhe luftës, sipas Limousin, është e rëndësishme për artin e tij që nga fillimi deri në fund të jetës së piktorit. Organizatorët e ekspozitës kanë krijuar një ambient që ndërthur historinë me artin, duke hedhur kështu dritë mbi pikturat që më parë nuk janë vlerësuar shumë.
“Një pikë që është shumë e rëndësishme për këtë ekspozitë, është fakti se ne po ekspozojmë 330 punime që tregojnë luftërat, ku mbi një e treta e veprave janë të Pikasos, një e treta janë objekte nga arkivat personale të artistit dhe një e treta objekte që lidhen me temën ushtarake të muzeut” shpjegon Limousin

Duke prezantuar vizionin artistik të qëndrueshëm të piktorit së bashku me artikujt e gazetave, shënimet në ditarin e tij, ekspozita do të na bëjë të kujtojmë se i gjithë arti, sado i respektuar, krijohet nga njerëz të çuditshëm. Në të njëjtin kohë që Pikaso krijoi verën e masakrës në Kore, ai krijoi një tjetër pikturë të një radio të madhe e cila me anë të një qasje surreale, tregon se mund t’i vendosi flakën rrugëve njëjtë si një tank. Një radio tranzitore që tregon se ky objekt është rezervuari i mendjes.

Me artin kaq shumë të mprehtë në shfaqje (ekspozita përmban rreth 140 vepra të Pikasos) është shumë e lehtë të harrohet se vendi ku po shfaqen pikturat, Muzeu i Ushtrisë, duhet të jetë i përkushtuar për diçka tjetër; ruajtjen e armëve të ndryshme të ushtrisë në Luftën e Dytë Botërore, por asgjë nuk e “mposht” lidhjen e Pikasos me Luftën. E kështu të ndërthurura së bashku do të shfaqen në muze deri më 28 korrik 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë