Lajme

Fier, oficeri i NATO-s i jep fund jetës me fotoksinë

Një i ri 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fotoksinë. 29-vjeçari Enea Xhaja ishte pjesëtar i forcave të NATO-s  me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.

 Ai banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.

Pasi ka gëlltitur fotoksinën, ka shfaqur shenja të konvulcionit, ndërsa familjarët e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.

Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë, 29-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Ky është rasti i dytë brenda 4 ditësh që dy persona në moshë të re i japin fund jetës tragjikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë