Treg

Philip Morris, ‘monopol’. Konkurrenca hap hetim për tregun e cigareve

Nga Gazeta ‘SI’- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e cigareve, me dyshime për monopolizim nga një kompani e vetme.

Sipas dokumentit nga Komisioni i Konkurrencës, tregu i cigareve në Shqipëri karakterizohet nga një nivel shumë i lartë përqendrimi. Në fokus të veçantë është ndërmarrja Philip Morris Albania SHPK, e cila gjatë vitit 2025 ka zotëruar një pjesë dominuese të tregut si në segmentin e cigareve tradicionale (FMC), ashtu edhe në atë të cigareve elektronike dhe atyre me nxehje (HNB/vape).

Autoriteti vëren se pjesa e tregut e kësaj kompanie ka ardhur në rritje progresive, pa treguar luhatje që do të reflektonin presion konkurrues nga rivalët e tjerë. Ky pozicion favorizohet edhe nga barrierat që pengojnë hyrje e lojtarëve të rinj, si akciza dhe TVSH-ja, pulla etj.

Në analizë, Autoriteti thekson se ndonëse në Shqipëri kultivohet duhan si bimë (rreth 1,861 ton në vitin 2024), prodhimi i cigareve të gatshme brenda vendit është i papërfillshëm ose informal. Edhe marka “DS” (Durrësi Special), e cila njihet si markë shqiptare, rezulton se prodhohet jashtë vendit.

Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 27 mars 2026 dhe duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 2 muaj nga marrja e këtij vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë