Lajme

Pezullohen gjyqet në qytetet e prekura nga tërmeti

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin për të pezulluar të gjitha gjyqet në shkallë vendi. “Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke pasur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.
Për shkak të situatës së krijuar edhe Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për të pezulluar mësimin në të gjitha ciklet shkollore, ashtu edhe në çerdhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë