Lajme

Pësoi arrest kardiak, gjendet një i mbytur në kanal në Bistricë

Një qytetar rreth të 40-ve është gjetur i mbytur në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” në Bistricë të Sarandës. Viktima nuk është identifikuar ende, por mësohet se është banues në Berat.

Nga këqyrja paraprake e trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka rënë në kanal dhe e ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Policia e Sarandës bën me dije se trupi i tij është gjetur rreth orës 9:40 sot në mëngjes dhe pasi është transportuar për në morg, po punohet për identifikimin e plotë të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë