Mjedis

Peshqit po notojnë në ujëra më të ftohta, ndërsa ndryshimi i klimës ngroh oqeanet

Ndryshimi i klimës po luan një rol të madh në evolucionin e shpejtë të popullatave të peshqve në të gjithë botën, me speciet që mund të migrojnë tani duke lëvizur në habitate më të freskëta, ndërsa ato që kanë mbetur luftojnë për të mbijetuar.

Të dhënat e fundit nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës “Copernicus” treguan se në Europë kishte ekstreme temperaturash me Prill-Maj që ishin temperaturat deri në -0.5 gradë dhe me majin ku u vunë re anomali në temperaturat së ajrit në sipërfaqe.

Kishte edhe disa ekstreme të tjera. Brenda Rrethit Arktik kishte një rritje të shkurtër të motit të ngrohtë me fshatin Nizhnyaya Pesha në Rusi duke arritur 31 gradë në 20 maj.

Zonat që ishin më të ngrohta, si Greqia, Turqia dhe Rusia, ishin gjithashtu më të thata.

Në Europën veri-perëndimore ishte ftohtë dhe lagështirë. Për shembull, Uells kishte majin e tij më të lagësht me rekord me 245 milimetra shi.

Ndryshimi i klimës është një çështje globale me efekte globale. Sidoqoftë, oqeanet thithin pjesën më të madhe të nxehtësisë së tepërt në sistemin tonë klimatik dhe ujërat ose planeti ynë po ngrohen gjithashtu.

Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në popullatat e peshqve, me ato specie që janë në gjendje të lëvizin në habitate të reja tani duke u zhvendosur në zona në veri ose në jug, ku temperaturat i përshtaten më mirë metabolizmit.

Arsyeja është se peshqit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në temperaturë dhe një ndryshim sado i lehtë i temperaturës mund të ndikojë në aftësinë e tyre për tu ushqyer dhe shumuar.

Në portin danez “Gilleleje” peshkatarët janë ankuar se janë duke u vënë re efektet e ndryshimit të klimës pasi ato po gjejnë lloje të reja peshqish në rrjetat e tyre.

Një nga peshkatarët tha se këtë vit ata kanë filluar të shohin oktapodin, një specie që nuk e kanë parë kurrë më parë.

“Barbuni i kuq është një specie që gjendet në jug të Europës por tani po përfundojnë në ujërat daneze”, tha ai.

Mark Payne, një Studiues në Universitetin Teknik të Danimarkës, shpjegon se reagimi i peshqve ndaj ndryshimeve klimatike është mjaft i qartë dhe i dukshëm. Ata janë duke lëvizur sepse nuk mund të rrinë në temperatura të pafavorshme, ndryshe nga gjitarët në tokë.

"Në tokë, nëse nxehet shumë, gjitarët dhe kafshët mund të shkojnë dhe të strehohen nën një pemë ose ndoshta gropë, ndërsa oqeani ka tendencë të jetë shumë më uniformë. Nuk ka strehim. Është shumë më e vështirë të pushosh dhe jetosh nga kushtet sfiduese sesa është në tokë ", shpjegon ai.

Universiteti Teknik i Danimarkës ka monitoruar ujërat daneze për shumë dekada dhe sondazhet e tij kanë treguar qartë efektin që ka ndryshimi i klimës në dekadat e fundit.

Sipas Louise Lundgaard, një teknike kërkimesh tha se ndryshimet klimatike ndikojnë dhe në madhësinë e peshqve.

“Rënia është qartë e dukshme në madhësinë dhe peshën e merlucit. Një merluc që është katër vjeç është më i vogël se sa ka qenë më parë, për shembull, dhjetë vjet më parë. Kjo për faktin se ata përqendrohen më shumë në riprodhim sesa në rritje”, shpjegon Lundgaard.

"Kjo mund të jetë si për shkak të temperaturës së ujit, gjendjes së ushqimit, sasisë së ushqimit dhe shumë faktorëve".

Këto ndryshime që ndodhin në Danimarkë po ndodhin gjithashtu në të gjithë botën dhe kjo ka pasoja të gjera, sipas Mark Payne.

"Sigurisht që krijon një sfidë për të gjitha komunitetet dhe bizneset që janë të varura nga oqeani". thotë ai.

Peshkatarët tani janë të detyruar të "përshtatin teknikat e tyre të peshkimit, si të ruajnë dhe përpunojnë peshqit dhe në thelb gjithashtu se si ti shesin peshqit më tej në zinxhirin e furnizimit".

Burimi: EuroNews. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë