Media Galeri

‘Peshku i shkretëtirës’, formacione të pazakonta shfaqen nga rëra

Në nxehtësinë ekstreme të shkretëtirës saudite, gjithçka mund të duket si një mirazh, por fotografi Khaled Al Enazi dalloi një shkëmb gjigant në formë peshku që kishte dalë nga rëra.

Al Enazi teksa po xhironte përmes një droni thesaret arkeologjike të zonës Al-Ula në Arabinë Saudite, shkrepi imazhin e formacionit të pazakontë. Ai thotë se nuk është personi i parë që ndeshet me shkëmbin e veçantë, por perspektiva e fotografisë së tij nga lart është e para që vë në dukjen formën e peshkut.

Kjo shkretëtirë ka edhe forma të tjera interesante shkëmbinjsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë