Jete & Stil

Pesë shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm

Balanca e prishur mes punës, jetës sociale dhe shëndetit nënkupton shpesh se kemi probleme me gjumin e natës. Por mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme shëndetësore të rënda, përtej ndjenjës së lodhjes. Më poshtë po ju sjellim disa nga shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm.

Dëshira e tepërt për të ngrënë ushqim

Nëse keni një dëshirë të tepërt për të ngrënë një vakt të shpejtë ose edhe kur jeni të ngopur mund të jetë një shenjë që tregon se nuk po flini mjaftueshëm.

Mungesa e gjumit ndryshon hormonet që rregullojnë oreksin, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë.

Studiuesit zbuluan se kur vullnetarët nuk flinin mjaftueshëm, ato kishin më shumë gjasa t'i drejtoheshin ushqimeve që nuk i kishin të preferuara. Studiuesit besojnë se kjo ishte për shkak të dëshirave për kalori të larta, sheqer dhe ushqime me yndyrë të lartë si një mënyrë për të rritur nivelet e energjisë.

Por studiuesit nga Universiteti Northwestern Feinberg zbuluan në vitin 2019 se dëshira për ushqim të pashëndetshëm në mesin e atyre që nuk flenë mjaftueshëm mund të jenë shumë e madhe dhe zakonisht ndikohet nga mungesa e “komunikimit” të hundës me trurin.

Ekspertët sugjerojnë se kur jeni të privuar nga gjumi, hunda është shumë e lodhur për të sinjalizuar informacione të mjaftueshme në tru në lidhje me aromat e ndryshme të ushqimit.

Kjo mund të rezultojë në kërkimin e ushqimit më të pasur me erë më të fortë, shpesh ushqime të pashëndetshme.

Kujtesa e dobët

Shumë njerëz mund të harrojnë më shumë kur janë të lodhur.

Kjo është për shkak se privimi i gjumit ndikon në aftësinë e trurit për të mësuar dhe për të kujtuar informacionin.

Dhe njerëzit që janë të privuar nga gjumi janë madje në rrezik të formimit të kujtimeve të rreme, sipas një studimi të 60 personave nga mjekë në Singapor, të botuar në Journal of Sleep Research.

Jo vetëm që aftësia juaj për të mbajtur mend ndikohet nga mungesa e gjumit, por gjumi është gjithashtu thelbësor për përforcimin e të mësuarit dhe thithjen e aftësive motorike dhe reflekseve fizike.

Kjo është një tjetër arsye pse një përqindje e lartë e aksidenteve automobilistike ndodhin për shkak të mungesës së gjumit, pasi ekspertët thonë se shoferët e privuar nga gjumi kanë një kohë më të ngadaltë reagimi.

Shtim në peshë

Mungesa e gjumit madje mund të pengojë përpjekjet për të humbur peshë.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit thonë se gjumi i pamjaftueshëm lidhet me nivele më të larta të hormonit që rrit oreksin dhe sinjalizon urinë.

Mungesa e gjumit lidhet gjithashtu me nivele më të ulëta të hormonit leptin, i cili nevojitet për t'u ndjerë të ngopur.

Si rezultat, nivelet më të larta të grelinës së bashku me më pak leptinë do t'ju lënë të ndiheni më të uritur dhe trupi juaj do të jetë më i ngadalshëm për të reaguar kur të jeni të ngopur, duke rritur rrezikun për të ngrënë tepër.

Mungesa e gjumit gjithashtu rrit stresin, i cili shkakton një rritje të niveleve të kortizolit.

Kortizoli është hormon stresi përgjegjës për mbajtjen e energjisë (sheqernave dhe yndyrave) për t'u përdorur më vonë. Pra, nivelet më të larta të këtij hormoni do të thotë se trupi juaj ruan më shumë yndyrë.

Vendimmarrja e dobët

Studimet tregojnë se humbja e gjumit është e lidhur me marrjen e vendimeve të rrezikshme.

Në vitin 2020, shkencëtarët në Itali shikuan efektet e privimit të plotë dhe të pjesshëm të gjumit në marrjen e rrezikut dhe impulsivitetin e një personi.

Ata studiuan 74 njerëz, 32 prej të cilëve flinin 7-8 orë gjumë në natë, ndjekur nga një natë pa gjumë fare dhe duke qëndruar plotësisht zgjuar gjatë gjithë natës.

Pjesa tjetër e njerëzve, kishin pesë netë gjumë të rregullt, sipas zakoneve të tyre të gjumit, të ndjekura nga pesë net me privim të pjesshëm të gjumit, ku ata duhej të flinin në orën 2 të mëngjesit dhe të zgjoheshin në 7 të mëngjesit.

Ata zbuluan se ato që kishin privim të zgjatur të gjumit, megjithëse të pjesshëm, pësuan rezultate më të dëmshme.

Për studimin e botuar në revistën Nature of Science and Sleep, autorët shkruan se nën efektet e humbjes së gjumit, njerëzit të cilët janë zakonisht më reflektues dhe të kujdesshëm bëhen më impulsivë dhe të prirur për të marrë rreziqe gjatë vendimmarrjes.

Prishet temperatura normale e trupit

Gjumi është jetik që trupi të rregullojë temperaturën tonë të brendshme, thonë ekspertët.

Pa gjumë, ai lufton për të mbajtur temperaturën normale 37 gradë.

Ndërsa njerëzit lodhen më shumë, trupi i tyre mund të bëhet më i nxehtë, sipas shkencëtarëve të Bostonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë