Politike

Pesë kutitë e rinumëruara në Pukë nxjerrin se PSD i janë shtuar votat

Komisioni i Ankimit dhe Ankesa ka këqyrur fletët e votimit të subjekteve politike në 5 qendra të votimit për bashkinë e Pukës. Nga këto janë konstatuar se një pjesë e votave iu heqin partive të tjera dhe iu janë shtuar Partisë Socialdemokratë të Tom Doshit.

Në qendër votimi rezultoi se ishin 190 vota për PSD të shënuara në tabelën e rezultateve, por pas rinumërimit rezultuan 118 vota.

Konkluzione e KAS

1. Në QV 0425/00, PR nga 0 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 64 vota të vlefshme dhe PDIU nga 64 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 0 vota të vlefshme.

2. Në QV 0415/00, PD nga 3 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 3 vota, ALD nga 51 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 52 vota, PSD nga 83 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 82 vota, PD nga 3 në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 2 vota.

3. Në QV 0415/01 nga 21 vota të pavlefshme në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla, PSD nga 190 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 118 vota.

4. Në QV 0422/00 nuk ka ndryshime.

5. Në QV 0430/00, PSD nga 15 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 14 vota, PD nga 70 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 71 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë