Ka ndodhur

Përzgjidhen 103 kandidatë për BKH, Ambasada e SHBA: Procesi, i vështirë

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndet përzgjedhjen e 103 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”.

Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar.

Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim me 26.10.2020.

Testi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Pas testit të esesë, kandidatët i pret vetingu dhe makina e së vërtetës.

Nga 103 kandidatë vetëm 60 do të pranohen në BKH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë