Lajme

Përveç fotove dhe videove, Snapchat do të ketë edhe lojëra

Snapchat do të vijë me një risi të veçantë, duke ofruar lojra interaktive në mesin e fotove dhe videove të miqve tuaj. Ky shërbim i ri pritet të vijë në platformë gjatë muajit të ardhshëm.

Snapchat është duke punuar për të zhvilluar këtë ofertë si pjesë e një projekti sekret, të quajtur 'Project Cognac'.

Snapchat do ta zbulojë këtë shërbim në eventin e organizuar për herë të parë, me titull “Partner Summit”, që do të mbahet në Los Anxheles më 4 prill.

Po ashtu pritet që kompania të debutojë me përmbajtje të re origjinale dhe me oferta të tjera video, në këtë event.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë