Ka ndodhur

Përurimi i shtëpisë së Fishtës, policia shoqëron ish-deputetin Ndocaj

Një incident ka ndodhur në përurimin e shtëpisë së Fishtës, ku përpara nisjes së aktivitetit forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin Eduart Ndocaj.

Në kohën kur pritej të fillonte aktiviteti, deputeti është shoqëruar nga policët dhe është larguar me fugon, me pretendimin se nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë.

Ka qenë Shefi i Rendit në Policinë e Lezhës, Agron Qullhaj që është përplasur me ish-deputetin Ndocaj.

Ndërkohë, policia po përplaset edhe me qytetarë të tjerë, të cilët po ashtu nuk i lejon të marrin pjesë.

Në këtë ceremoni është i ftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Me rastin e 149-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (Zef Ndokë Simoni), sot në fshatin Fishtë, do të përurohet Shtëpia-Muze, ku banoi poeti Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë