Njerez

Personaliteti i njohur italian: Supet e maleve dhe shqiptarëve nuk kërrusen kurrë!

Tërmeti i rëndë që ka goditur vendin tonë ka tronditur dhe prekur jo vetëm shqiptarët por edhe vendeve fqinje, të cilat kanë dërguar skuadra të emergjencave civile për të ndihmuae sado pak Shqipërinë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.

Ndër ata që është solidarizuar me situatën tragjike në Shqipëri është edhe personazhi i njohur i skenës italiane, Vittorio Sgarbi. Politikani dhe historiani 67-vjeçar ka postuar në rrjetet sociale një proverbë për popullin shqiptar.

“Tërmet në Shqipëri: Një proverbë shqiptare thotë: “Supet e maleve dhe supet e
shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Kështu qe: Mund ta rrëzosh një shqiptar aq sa
mund të rrezosh një mal. Jam afër popullit”, shkruan ai.

Postimi i tij është bërë share mbi 185 herë dhe komentuar nga shqiptarët që e
falënderojnë për mbështetjen.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka njoftuar po ashtu se Italia ka dërguar një sërë mjetesh dhe trupash drejt Shqipërisë

"Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë