Rend dhe Ligj

Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet 32-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i konsideruar person i rrezikshëm është arrestuar nga policia në Bulqizë gjatë operacionit të koduaar “Fundi i arratisë”.

Në sajë të operacionit të koduar “Fundi i arratisë”, në fshatin Vajkal të Bulqizës është vënë në pranga shtetasi Fadil Tërnova, 32 vjeç.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Siç njofton policia, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’

Gjithashtu, 32-vjeçari dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/274329420500869/?__xts__[0]=68.ARAO_gzXZ54EhM2PkSfH38B0dtNM-4PLY2CJ7o7vfb5j7Ib4TYXG5IBdPOJ93OXLAJeU--h_DwblxDTIfcPJ3rIdb1b0_tGif8VisDhg39X4x-BRanVDuXQsigaHFiHyhX8CW9f8wgHE4NkhfA7IIh2pSTmOb04RNEKvaLUz7tn0yAxD2QhFqAuRgLhaqPxrnq5x97n3wLjzr-AM_akm46TNxy8I4-POZobE1WNECstJa1RPHZR5MpCM-etOk9FJ7aYU9kU5_Lurm71QlD2hbm-4YG5VKZN6QxVwa5759PKaYALimY34grOwyKjDsmyBErCqVR8c3h28G-CK8fPez26mqUfO6zuw7o39ftBT&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë