Ka ndodhur

Përshtati lokalin për lojëra fati, në pranga 51-vjeçari në Berat

Gazeta Si – Një 51-vjeçar me iniciale M.N., u arrestua në Berat, pasi menaxhonte një lokal në lagjen “Barrikadë”, ku dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit.

Në ambientet e lokalit u sekuestruan 12 kompjuterë, një celular, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe një elektroshok.

Një ditë më parë, Islor Islami ka paraqitur dorëheqjen nga detyra si drejtor i Policisë në Lezhë, pas zbulimit të disa ambienteve të paligjshme të lojërave të fatit në zonat e Laçit dhe Milotit.

Po ashtu dje, policia e Tiranës, goditi disa ambiente ku dyshohej se luheshin lojëra fati dhe arrestoi 5 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë