Treg

Përshkallzimi i luftës në Izrael, tregu i kriptomonedhave humb 2% brenda natës

Pasi konflikti që qëndronte ‘pezull’ në Lindjen e Mesme mori një kthesë të paprecedentë, shumica e aseteve digjitale pësuan një rënie.

Ashtu siç ndodh edhe me tregjet e tjera, kriptomonedhat dështuan të qëndronin imune ndaj sulmit në Izrael. Gjithsesi, Bitcoin ka shënuar vetëm humbje margjinale deri më tani.

Kapitali I tregut të kriptomonedhave, momentalisht, vlerësohet 1 mijë trillion dollar, duke shënaur një rënie prej pothuajse 2% brenda 24 orëve.

Hapësirat e kriptomonedhave nuk po flasin më për çmimet, por vetëm për luftën. Fjalët më të përdorura këto ditë në platformat online janë “Izrael, “Palestinë”, “Lindje e Mesme” dhe “luftë”.

Ekspertët thonë se duhet ende më shumë kohë që efekti i konfliktit tek kriptot të jetë i ndjeshëm, por përshkallëzimi në terren, ndikon çmimet në bursë.

Bitcoin, lideri i të gjithë kriptomonedhave, qëndron në vlerën e 27.7 mijë dollarëve, me rënie 0.44% brenda një dite.

Gjithmonë, ngjarjet botërore kanë treguar se ndikojnë drejtpërdrejtë në tregun e kriptomonedhave. Rasti i fundit ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, që solli një shkatërrim të trgeut dhe humbje miliarda dollarëshe. /Finbold


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë