Dy udhëheqësit që meritojnë vërtet çmimin Nobel për Paqen nuk u takuan në Singapor, si Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong-un, por në brigjet e një liqeni të pastër, me ujë të ëmbël që shtrihet mes Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë (në liqenin e Prespës). Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe lideri i Maqedonisë Zoran Zaev tejkaluan pengesat e brendshme dhe nënshkruan një marrëveshje për të zgjidhur konfliktet e hidhura dhjetëvjeçarëve mbi emrin e Maqedonisë.
Në fakt, marrëveshja paraqet shumë më tepër se kaq, pasi krijon një model për zgjidhjen e konflikteve entike që janë të përhapura jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë globin. Marrëveshja injekton rritjen e besimit të Bashkimin Europian dhe të gjithë Perëndimit mbi Ballkanin. Megjithatë, emri Maqedonia e Veriut është kundërshtuar ashpër nga nacionalistët në të dyja vendet, të cilat kanë sulmuar udhëheqësit e tyre duke i konsideruar si tradhtarë. Retorikat nacionaliste dhe thirrjet për bojkot, bënë që referëndumi për ndryshimin e emrit të dështonte, dhe pjesëmarrja mos ti kalonte 36 %.
Për të shmangur një rezultat të tillë, ishte urgjente që Tsipras dhe Zaev të fitonin mbështetje jo vetëm në rajon, por në mbarë botën. Edhe pse diplomatët e kanë konsideruar si qesharak, kundërshtimi grek ndaj emrit të Maqedonisë dhe përgjigja e jashtëzakonshme maqedonase janë të rrënjosura thellë në konfliktet themelore të identitetit, të cilat janë jashtëzakonisht të theksuara në Ballkan. Kroatët, serbët dhe boshnjakët, shqiptarët dhe serbët luftuan gjatë në luftëra të hidhura mbi territore të pretenduara si pasuri kombëtare. Lufta mbi identitetin kombëtar vazhdon të mbushë politikën e jashtmë në të gjithë rajonin, për të treguar se “ne” flasim gjuhën tonë, kemi flamurin tone dhe dominojnë ekonominë tonë.

Ajo që e bën çështjen e Maqedonisë kaq shqetësuese është sfida e vazhdueshme për vetë ekzistencën e një identiteti maqedonas, të kundërshtuar nga fqinjë të mëdhenj dhe më të fuqishëm, Greqia, Bullgaria dhe Serbia. (Popujt e tjerë të rajonit të paktën e pranojnë ekzistencën e njëri-tjetrit.) Ndërkohë që njohin zyrtarisht shtetin maqedonas, secili prej këtyre vendeve tregon një histori të ndryshme për të treguar se maqedonasit janë popull pa identitet kombëtar. Bullgaria sfidon gjuhën maqedonase, Serbia kishën ortodokse dhe Greqia pohon se Maqedonia është një rajon grek dhe se shteti maqedonas në të vërtetë nuk ekziston. Pas luftës mbi identitetin kombëtar fshihen kërkesat dhe frika territoriale. Nëse maqedonasit konsiderohen si një popull pa gjuhë, pa asnjë kishë dhe pa identitet të vërtetë kombëtar, disa mund të arrijnë në përfundimin se nuk kanë të drejtë për qënë një shtet. Kërcënimet territoriale janë më shumë se hipotetike, pasi kufijtë në Ballkan janë gjerësisht të lakueshëm dhe të rrezikshëm. Serbët në Bosnjë dhe Kosovë ëndërrojnë të shkëputen. Një parti e madhe në Kosovë po bën haptazi thirrje për bashkim me Shqipërinë. Në vitin 2001, shqiptarët dhe maqedonët u përplasën në një konflikt shpërthyes që mund të kishte çuar drejt një tjetër garë territoriale në Ballkan. Për t’i dhënë fund këtij konflikti, maqedonasit u dhanë shqiptarëve të drejtat që kishin kërkuar prej kohësh. Aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian janë bllokuar nga Greqia, e cila vuri veton ndaj anëtarësimit të Shkupit në NATO një dekadë më parë dhe gjithashtu ka shfrytëzuar anëtarësimin e saj në BE për të ndaluar Maqedoninë të hapë negociatat për t’u bashkuar me unionin. Embargoja greke ndaj anëtarësimit të Maqedonisë ka ngritur edhe më shumë tensionet, pasi shqiptarët në Maqedoni nuk pranojnë të penalizohen për një çështje që nuk ka lidhje me ta.
Mosmarrëveshja për emrin ka zgjatur kaq shumë sepse i ka shërbyer Greqisë si një mjet për të mbajtur nën kontroll fqinjin e saj të vogël. Kjo është pikërisht ajo që e bën vizionin e Tsipras të jashtëzakonshëm. Ndryshe nga gati të gjithë paraardhësit e tij, Tsipras kuptoi, së pari, se Greqia duhet ta hiqte këtë barrë të panevojshme nga marrëdhëniet e saj me NATO-n dhe BE-në, si dhe nga marrëdhëniet e saj me vendin fqinj. Së dyti, Tsipras e pa ardhjen në pushtet të Zoran Zaev si një mundësi që nuk duhej humbur. Kryeministri Zaev është lideri më reformator që ka patur ndonjëherë Maqedonia, ai është i dëshpëruar dhe do që që vendi i tij të hyjë në NATO, të bashkohet me BE-në, të stabilizohet dhe të tërheqë investitorët.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras
Por tani vjen pjesa më delikate e marrëveshjes, e cila duhet të aprovohet ne parlamentin maqedonas dhe më pas me një votim në parlamentin grek. Marrëveshja është një goditje e madhe për Moskën dhe për populistët në të gjithë Europën. Ajo rivendos NATO-n dhe BE-në si institucione vitale që ende mund të motivojnë krerët politikë të bëjnë kompromise të vështira. Me veprimet dhe fjalët e tyre, Tsipras dhe Zaev kanë hedhur poshtë ideologjië e populistëve se institucionet ndërkombëtare janë të parëndësishme dhe se vetëm kombet janë ato kanë rëndësi. Marrëveshja është gjithashtu një goditje e rëndë për të gjitha shtetet ballkanike që duan të ripërcaktojnë kufijtë. Me anëtarësimin në NATO, kufijtë e Maqedonisë do të jenë të sigurtë, duke paraqitur një komplikacion serioz edhe për ata që do të donin të ndërhynin në Kosovën fqinje. Me ringjalljen e NATO-s dhe BE-së, vendi më i madh në rajon, Serbia, do të duhet të largohet nga Rusia dhe të zgjedhë përfundimish Perëndimin. Për kundërshtarët anembanë botës, të cilët janë duke luftuar për identitetitin kombëtar, marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është një model politik. Ajo tregon se sado të mëdha dhe emocionale të jenë mosmarrëveshjet, gjithçka mund të zgjidhet nëpërmjet vullnetit të mirë dhe respektit për palën tjetër.
Natyrisht, asnjë nga këto nuk do të ketë kuptim, nëse fuqi si Rusia arrijnë të shkatërrojnë marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës. Kjo është arsyeja thelbësore pse bota duhet të ngrihet dhe të mbështesë përpjekjet e dy luftëtarëve të paqes, të cilët po bëjnë një rrezik të madhe politik mbi shpatulla, për të arritur një marrëveshje historike. Kjo në fakt do të ishte koha ideale për të folur për çmimin Nobel për Paqen dhe për të shpërblyer përpjekjet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.