Njerez

“Përse vendosja t’i dhuroj veshkën shoqes time të ngushtë”

Sibile sapo ka mbushur 50 vjeç. Ajo është psikologe, është e martuar dhe ka dy djem të cilët janë të në universitet. Çdo gjë në jetën e saj shkonte normalisht, derisa mikesha e saj e zemrës u gjend buzë vdekjes. Ishte pikërisht ky moment ai që e bëri 50 vjeçare të marrë një nga vendimet të më papritura të jetës së saj: Javën e ardhshme, ajo do t’i dhurojë veshkën e saj mikeshës së saj.

Sibile jeton në Zvicër, një nga vendet me standardet më të larta të jetesës në botë dhe me shërbimet shëndetësore më gjithëpërfshirëse. Por kur bie fjala për dhurimin e organeve, rreth 100 njerëz vdesin çdo vit në Zvicër, pasi qytetarët janë gjithnjë e më të trembur përballë këtij fakti.

Organizata kombëtare e donatorëve të Zvicrës ka nisur një regjistër online për të inkurajuar njerëzit , por deri më tani nuk ka rezultuar efektive.

Sibile dhe shoqja e saj e kanë njohur njëra-tjetrën që nga shkollën mesme. Gjithmonë e dinte se shoqja e saj kishte probleme me veshkat, një sëmundje që u përkeqësua me kalimin e viteve. Por Sibile nuk mund ta imagjinonte kurrë se sa serioze ishte kjo sëmundje, derisa, pak vite më parë, mikesha e saj i kishte rrëfyer se kishte nevoje për një transplant veshke.

Pa asnjë vëlla, motër, fëmijë apo nip, mikesha e saj nuk kishte asnjë shans për të gjetur një dhurues familjar. Sibile nuk fjeti përgjatë gjithë natës, por gjëja e parë që dinte të nesërmen në mëngjes ishte se do t’i duronte veshkën e saj.

"Mu desh të jepja të paktën 25 mostra të ndryshme gjaku", thotë ajo. “Por pjesa më e vështirë ishte t’i rrëfeja familjes time për vendimin që kisha marrë”

Ajo rrëfen se prindërit i kujtuan përgjegjësitë që kishte ndaj fëmijëve të saj. Burri dhe djemtë e saj e kanë pranuar këtë vendim, por shqetësohen për pasojat e mundshme në të ardhmen.

Historia e Sibile është shumë e rrallë për një vend si Zvicra, por ia ka dalë të frymëzojë shumë qytetarë. Pas rastit të saj, mjekët zviceranë thonë se rastet e dhurimit të organeve po shtohen.

Sibile është pyetur në mënyrë të përsëritur, në mënyra të ndryshme, nëse është absolutisht e sigurt për vendimin e saj, madje i është thënë se mund ta ndryshojë mendjen, edhe në ditën e operacionit.

Por edhe pse është paralajmëruar se ajo mund të vuajë nga depresioni, 50 vjeçarja është e bindur t’i shkojë deri në fund vendimit që ka marrë.

"Unë mendoj se ky është një vendim për të cilin nuk do të pendohem kurrë", thotë ajo. "Kam besim të plotë te mjekët, kështu që nuk jam e frikësuar, aspak".

"Jam e shumë e lumtur që kam mundësinë dhe aftësinë për t'i shpëtuar jetën dikujt. Mendoj janë këto vendime ato që na bëjnë të gjithëve njerëz më të mirë”, thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë