Vende dhe Udhetime

Përse po vijnë të gjithë drejt Ballkanit?

Të lodhur nga qytetet e zhurmshme dhe groteske që afishohen në xhamat e pothuajse çdo agjencie turistike, shumë europianë janë vënë në kërkim të fshatrave të qeta, plazheve të virgjëra dhe objekteve të pa eksploruara kulturore. Nuk është çudi që Ballkani Perëndimor është i vetmi që mund të kënaqë “epshet” e tyre. Për shumicën e europianëve, udhëtimi në Ballkan shkon përtej çdo gjëje që mund të kenë imagjinuar, duke filluar nga kalatë unike, qytezat tradicionale dhe kuzhina e jashtëzakonshme mesdhetare. I përshkruar nga mediat perëndimore si pjesa me e nënvleftësuar e Europës Lindore, Ballkani është duke u parë nga turistët europianë si djepi i destinacioneve unike, të pasura me tradita dhe kulturë. Udhëtimi në Ballkan është relativisht i lehtë dhe u mundëson shumicës së turistëve të vizitojnë dy ose tre vende fqinje.

Të gjitha vendet e Ballkanit ofrojnë aktivitete të veçanta përgjatë gjatë gjithë vitit: Resorte skish, parqe mahnitëse, fshatra karakteristike dhe plazhe të virgjëra. Nga viti 2013 në vitin 2016, numri i europianëve që zgjedhin të kalojnë mbrëmjet e gushtit në bregdetet e qyteteve ballkanike u rrit me më shumë se 10 për qind, për të pasur një vrull edhe më të fuqishëm në vitin 2017 dhe vitin 2018. Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Rumania kanë parë një rritje të pashembullt të turistëve, edhe pse “mbretërit” e turizmit vazhdojnë të jenë Greqia dhe Kroacia.

Dubrovnik

Kroacia

Vendi më popullor i Ballkanit është Kroacia, e cila mirëpriti 12.7 milionë turistë në vitin 2016. Performanca e shkëlqyer e kombëtares kroate në Kampionatin Botëror, duket se zgjoi edhe më shumë kureshtjen për kombin e vogël ballkanik dhe bregdetin e tij të jashtëzakonshëm. Bumi i turistëve ishte aq i madh sa qeveria u detyrua të kufizonte numri e turistëve që vizitonin Dubrovnikun. Në fakt qyteti i Dubrovnikut, i cili cilësohet si një nga perlat e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendpushimi më piktoresk i Adriatikut, është në rrezik të vazhdueshëm nga anijet e panumërta turistike dhe nga vizitorët e shumtë. Midis janarit dhe qershorit, qyteti 800 vjeçar u vizitua nga pothuajse 280.000 turistë. Vitin e kaluar, 539 anije turistike u ankoruan në portin e Dubrovnikut. Tregtarët, restorantet dhe 1.500 vendasit që jetojnë në qytetin e vjetër, e cila është një zonë që ndodhet brenda fortesës bregdetare, luftuan për t’i shërbyer turmave të shumtë të turistëve. Edhe UNESCO paralajmëroi një vit më parë se qyteti nuk e kishte kapacitetin e nevojshëm për të pritur aq shumë anije turistike.

Shqiperi

Shqipëria

Shqipëria ka vende të mrekullueshme malore dhe një bregdet mjaft unik. Sipas statistikave, deri më tani vendoi ynë ka arritur të joshë shumë turistë nga vendet fqinje të BE-së, veçanërisht nga Italia. Turistët adhurojnë ecjet nëpër alpet dhe bregdetin e virgjër. Shumë nga agjencitë turistike europiane u rekomandojnë turistëve të vizitojnë qytete historike si Berati, Durrësi, Saranda dhe Korça, por një nga destinacionet me të preferuara duket se ka qenë Thethi. I rrethuar nga malet e larta, parku ka ujëvarat madhështore, peizazhe unike alpine dhe shpella, ai konsiderohet si vendi ideal për t’u dashuruar me natyrën.

Sezonin e verës, pothuajse të gjitha grupet turistike dynden drejt plazheve, të cilat sipas turistëve të kujtojnë plazhet e Karaibeve. Shumica pre tyre preferojnë të pushojnë në Himarë, Ksamil, Dhërmi dhe Jalës. Por sapo bie vjeshta, destinacionet e preferuar janë Gjirokastra, qyteti pre guri që lë pa fjalë pothuajse çdo turist, dhe Berati, qyteza e 1000 dritareve.  Por një destinacion i zbuluar vitet e fundit ka qenë edhe lumi i Shalës, i konsideruar ndryshe si “Tajlanda shqiptare”. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.

Greqia

Sapo përmendet Greqia, Athina është imazhi i parë që shfaqet në mendjet e shumë njerëzve. Por edhe  pse kryeqyteti grek është e pasur me atraksione historike dhe kulturore, nuk krahasohet me bumin e turistëve që vizitojnë çdo vit ishujt grekë. Shumica prej tyre ofrojnë plazhe të virgjëra, ujëra të kaltër, male dhe shpella spektakolare, dhe perëndime mahnitëse. Turistët shprehën shpesh se nuk kanë provuar vaj ulliri si ai që bëhet në Kretë. Ishujt e Mikonos dhe Santorinit janë dy nga destinacionet më elitare në Greqi, por vitet e fundit, një vrull të jashtëzakonshëm kanë marrë edhe ishujt e detit Jon, të cilat ndryshe nga ishujt e Egjeut janë të gjelbëruar dhe ofrojnë peisazhe që të lënë pa frymë.

Santorini

Kosova

Pasi u shpall republikë e pavarur në vitin 2008, Kosova duket se po jeton një ëndërr të re. Kombi i vogël ndodhet në qendër të gadishullit të Ballkanit, por fakti që nuk ka dalje në det duket se nuk i ka ndalur grupet e turistëve. Pas luftës së përgjakshme për liri, Kosova është tanimë një destinacion unik turistik me fshatra idilike të vendosura përgjatë rrugëve dhe maleve të larta. Shumica e turistëve preferojnë të bëjnë shëtitje ose çiklizëm nëpër kanionin e Rugovës ose të vizitojnë ujëvarën e Drinit në malin Zljeb. Ata eksplorojnë shpellat e Gadimjes dhe kalojnë natën në qytetet më të mëdha të Kosovës. Prizreni, qyteti më i bukur në vend, tërheq mijëra turistë për shkak të kështjellës mahnitëse dhe Urës së Gurit mbi lumin e Bistricës.

Kosova

Maqedonia

Republika e Maqedonisë është një parajsë për të dashuruarit pas natyrës. Liqeni i Ohrit është një atraksion i madh turistik, pasi zona ofron mundësi për numër të madh aktivitetesh, duke përfshirë çiklizmin malor, skitë, kalërimin, hedhjen me parashuta dhe zhytje. Ohri konsiderohet shpesh edhe si "Jeruzalemi i Ballkanit", pasi dikur kishte një kishë për çdo ditë të vitit. Rreth katër orë me makinë nga Ohri, ndodhet Kratova, një nga qytezat më historike të rajonit. Turistët hasin dhjetëra ura të bëra nga mjeshtrat e vjetër dhe disa kulla të lashta, që janë kthyer edhr në simbolin e qytetit.

Ohër

Mali i Zi

Mali i Zi është një vend i vogël me një zemër të madhe. Ai konsiderohet si një nga perlat e Ballkanit, me male krenare, plazhe joshëse dhe perëndime magjik. Gjiri idilik i Kotorrit pret mijëra turistë çdo ditë, shumica e të cilëve vizitojnë kalanë e San Giovanni dhe portin luksoz të jahteve. Po aq i preferuar nga turistët është edhe Budva, një nga qytetet më të vizituara në Adriatik, i njohur për plazhet dhe destinacionet e paharrueshme historike.

Kotorr

Bosnje Hercegovinë

Bosnja Hercegovina është një magnet për turistët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por kohët e fundit ka parë një vrull turistësh pa dallim prejardhjesh fetare. Ndonëse gjurmët e Luftës së Bosnjës janë ende të dukshme në shumë pjesë të vendit, shumë gjëra duket se kanë ndryshuar që nga dhjetori i vitit 1995. Sarajeva është kthyer në një kryeqytet i bukur, Mostari në një perlë magjepsëse, i konsideruar si djepi i kulturës së Bosnjes, ndërkohë që Doboj po preferohet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë për jetën e natës. Agjencitë turistike organizojnë ture të panumërta rreth fshatrave, duke i ngjitur turistët në kodrën e Visočicas, e përfolur nga vendasit si piramida më e madhe në botë.

Sarajevo

Bullgaria

Bullgaria është destinacioni më popullor në Ballkan për ski. Vendi ka disa nga komplekset më të mira në Europës Juglindore dhe vizitohet nga turistë të klasit botëror. Plazhet më të mira të bregdetit të Detit të Zi janë gjithashtu në Bullgari, si “Sunny Beach” apo “Golden Sands Beach”. Një nga qytetet më të vizituara është Varna, e njohur për destinacionet e shumta historike, hotelet e përballueshme por edhe vendpushimet luksoze.

Bullgari

Rumania

Rumania ndan bregdetin e Detit të Zi me Bullgarinë, por vendpushimet e saj nuk janë aq të shtrenjta sa ato të vendeve fqinje. Jo shumë larg bregdetit, gjendet një nga deltat më të bukura në Europë, ajo e Danubit. Kryeqyteti i Bukureshtit, dikur i njohur si “Parisi i vogël", dominohet tanimë nga ndërtesat e stilit sovjetik, por disa nga zonat e kryesore, vazhdojnë të ruajnë “gjurmët pariziene”. Transilvania është gjithashtu një nga destinacionet më të dashura për turistët. Fansat e Drakulës, vizitojnë vazhdimisht Kështjellën e Branit, një nga më uniket në rajon.

Rumani

Serbia

Serbia ka gjithashtu shumë vende interesante. Zakonisht turistët vizitojnë Parkun Kombëtar të Đerdapit dhe Donji Milanovac, një qytet idilik në bregun e Đerdapit. Një destinacion mjaft i preferuar është edhe Milanovac, një fshat i vogël i pozicionuar pranë një ujëvare mahnitëse.

Slloveni

Sllovenina

Destinacioni më i bukur i Sllovenisë është Liqeni Bled, një perlë natyrore që i lë pothuajse të gjithë pa frymë. Kryeqyteti i Lubjanës nga ana tjetër është një përzierje elegante e vjetrës me të renë. Turistët që janë në kërkim të adrenalinës shkojnë për rafting në lumin Soçë ose bëjnë ski rreth luginës. Oenophiles është gjithashtu një destinacion mjaft i njohur, falë festivaleve të verës dhe tureve me kuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë