Ne rrjet

Përse Merkel veshi ngjyrën blu gjatë vizitës në Tiranë?

Kur njerëzit flasim për Angela Merkel, e krahasojnë shpesh kancelaren gjermane me ish-kryeministren britanike. Kancelarja gjermane dhe zonja e hekurt nuk kanë vetëm të njëjtën kokfortësi politike por edhe të njëjtën kokfortësi dhe besnikëri ndaj stilit të tyre unik të veshjeve.

Kur Merkeli mori detyrën në vitin 2005, ajo nuk e ndryshoi shumë veshjen e saj, duke veshur të njëjtat xhaketa sportive që ishte parë kur jepte mësimit në universitet. Ajo lundroi në një fushë tjetër të dominuar nga meshkujt, Ambjenti profesional ishte i fortë, duke diktuar kështu edhe stilin e veshjeve. Deri në vitin 2015, ajo përsosi pamjen e saj, duke kombinuar veshjet mashkullore, sic janë xhaketa dhe pantallonat me ngjyrat që ishin më shumë në modë. Shumë kujtojnë fotografinë ikonike të samitit G7 nga Alpet Bavareze, kur në mesin e liderëve me kostumeve të errëta, qendronte Merkel me një xhaketë bojeqielli.

Merkel ka zhvilluar stilin e saj të pagabueshëm, ndikimi publik i të cilit shpesh nënvlerësohet. Gruaja më e fuqishme në Gjermani (dhe BE) përdor shpesh veshjen për të dërguar mesazhe të fuqishme politike.

"Kur ajo vesh jeshile, Kancelarja i kushton një rëndësi të madhe ngjarjes ku po merr pjesë," thotë ekspertja e ngjyrave Silvia Regnitter-Prehn e cila këshillon figurat publike për komunikimin me ngjyrat.

Merkel zgjedh ngjyrat neutrale për ngjarjet kombëtare, ndërsa ngjyrat e forta janë të rezervuara për vizita ndërkombëtare ose më pak formale. Ajo zakonisht vesh një xhaketë gri në Bundestang.

Sot, gjatë vizitës së saj në Tiranë, Merkel ishte e veshur me një xhaketë blu dhe një palë pantallona të zeza. Sipas ekspertëve Merkel vishet me xhaketë blu kur udhëton jashtë vendit dhe me atë veshje tregon se është objektive, në harmoni dhe se i jep rëndësi të madhe asaj që po bën. Ajo zgjodhu blunë edhe për takimin e saj me Trump

Regnitter-Prehn thotë se Merkelit I pëlqen të veshë blu, sidomos në udhëtimet jashtë vendit. Para së gjithash, blu i përshtatet shumë Kancelares. Ai gjithashtu përcjell përshtypjen rëndësisë. Regnitter-Prehn sugjeron që këto vlera gjithashtu "përfaqësojnë Gjermaninë".

Merkel preferon ngjyrën rozë dhe portokalli për takimet më "qytetarët" për të shprehur optimizëm. Ndërsa e kuqja është ngjyra e fuqisë dhe mishëron pasionin dhe energjinë, Merkel kurrë nuk i udhëheq negociatat e partisë me të kuqe.

Marrëdhënia midis Angela Merkel dhe xhaketët sportive me tre butona është një histori e bukur dashurie. Veshjet e saj janë pothuajse tërësisht të bëra me porosi nga stilistët gjermanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë