Keshilla

Shkoni rregullisht në plazh!

Të gjithë e dimë se shëtitjet në natyrë i bëjnë shumë mirë trupit dhe mendjes, por është zbuluar së fundmi se, përfitimet janë më të mëdha nëse zgjedhim detin. Ndjenja e paqes absolute dhe qetesisë që përjetoni sa herë shkoni në plazh, është cilësuar si “hapësira blu”. Ky është efekti që sipas shkencëtarëve kanë në trurin tuaj kombinimi i erërave dhe tingujve të ujit. “Hapësira blu”, ju bën të ndiheni mirë në mënyrë hipnotike.
Kur vëreni se sa të shplodhur ndjeheni në plazh, nuk është thjesht një perceptim i juaji. Shkenca thotë që bëhet fjalë për një ndryshim në mënyrën se si truri reagon ndaj mjedisit duke ju lënë të ndiheni të lumtur, të relaksuar dhe të rilindur.
Në përgjithësi, kjo hapësirë blu ju ndikon në katër mënyra të ndryshme.

1.Të shkosh në plazh zvogëlon stresin
Uji është kura e natyrës ndaj stresorëve të jetës. Ai është i pasur me jone pozitive natyrale, të cilat kanë aftësinë për t'ju bërë të ndiheni mirë. Pra, notoni ose thjesht fusni këmbët në ujë, e do ta ndjeni veten më të shplodhur.

2. Plazhi rrit kreativitetin tuaj

Nëse ju mungon kreaviteti, shkencëtarët besojnë se zgjidhja për këtë është plazhi. Të jesh në “hapësirën blu” ju pastron kokën nga ngarkesat dhe ju ndihmon t’i qasni problemet në një mënyrë më kreative.

3. Të shkosh në reduktimin e depresionit

Tingujt hipnotikë të valëve, kombinuar me perceptimin e blusë dhe erërat e plazhit, mund t'ju shkaktojnë një gjendje meditative. Ju mund të pastroni mendjen tuaj dhe të reflektoni mbi jetën në një hapësirë të sigurt larg nga kaosi i jetës tuaj të përditshme.

4. Të kaloni kohë në plazh do t’ju ndryshojë perspektivën e jetës. 
Kjo perspektivë do të ndryshojë për mirë! Natyra në përgjithësi është një faktor ndikues në jetën e shëndetshme, por plazhi në veçanti është shumë i mirë për shpirtin.
C’prisni?! Moti po ngroh, merrni një krem dielli dhe mbajeni frymën në det.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë