Analize

Përse bota është kaq frikësuar nga emigrantët?

Një vogëlush sirian zbarkon i sigurt në ishullin grek të Lesbosit

Në romanin e  tij "Exit West", Mohsin Hamid përshkruan një botë shumë të ngjashme me tonën, por që shndërrohet papritmas me shfaqjen e një serë dyersh misterioze.

Një burrë me ngjyrë del papritur nga garderoba e një gruaje australiane në Sydney. Filipinaset dalin nga dera e pasme e një bari në rrugët e Tokios. Ndërkohë që incidentet shumëfishohen dhe shumë njerëz nga vendet e varfëra ecin nëpër dyert e qyteteve të pasura, banorët e pasur të botës përgjigjen me rezistencë të dhunshme. Qeveritë godasin rëndë të ardhurit e rinj, por nuk kalon shumë kohë para se të “pushtohen”, duke u detyruar të ndalin përpjekjet për të zmbrapsur qytetarët e vendeve të varfra. Bota humbet ekuilibrin. Banorët e zonave rurale pushtojnë shpatet e San Françiskos. Konfliktet në vendet e shkatërruara nga lufta marrin fund për shkak të mungesës së civilëve për t’u vrarë dhe shfrytëzuar.

Historia e Hamidit i afrohet shumë parashikimit të shumë avokatë të kufijve të hapur se si do të dukej bota sikur njerëzit ishin të lirë të lëviznin kudo që dëshironin: më e drejtë, më e lirë, me më shumë mundësi për një numër më të madh njerëzish.

Refugjatë duke u munduar të kalojnë kufirin hungarez

Por romani i Hamidit tregon gjithashtu edhe për frikën që shumë njerëz kanë nga emigrimi, pasiguria, vetmia dhe dhuna.

Një botë e tillë do të ishte një ëndërr apo një makth?

Përgjigja varet nga personi që pyesni. Asgjë nuk ka zemëruar qytetarët në demokracitë perëndimore gjatë viteve të fundit, më shumë sesa emigracioni. Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhësit zgjodhën një president, që premtoi të ndërtonte një mur për të frenuar rrjedhën e emigrantëve nga Meksika dhe Amerika Latine dhe që atëherë është munduar të ndalojë njerëzit nga disa vende me shumicë myslimane, të hyjnë në Amerikë. Në shumë vende evropiane, partitë e krahut të djathtë janë fuqizuar ndjeshëm falë një platformë anti-emigracioni.

Shqetësimet mbi emigracionin luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në referendumin e britanisë për t'u larguar nga Bashkimi Europian në verën e vitit 2016.

 Kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hapi dyert e vendit të saj me qindra mijëra refugjatë që i kishin mbijetuar luftës në Siri u duartrokit për impulsin e saj humanitar.

Refugjatë duke u munduar të kalojnë kufirin turk

Por dy vjet më vonë, votuesit gjermanë e ndëshkuan ashpër partinë e saj gjatë  votimeve, duke argumentuar se ky ishte një vendim i papritur dhe i papërgjegjshëm. Një pjesë e madhe e votave shkoi në një parti që premtoi masa të rrepta dhe kontrolle kufitare mbi imigracionin.

Pra, a do të ishte bota një vend më i mirë nëse kufijtë ishin më të hapur se mentaliteti shumë qytetarëve?

Avokatët e kufijve të hapur japin dy argumente. E para është ekonomike. Hapja e të gjitha kufijve do ta bënte botën menjëherë më të pasur, madje disa besojnë se mund të dyfishojë PBB-në e botës. Kjo për shkak se punëtorët bëhen më produktiv kur lëvizin nga një vend i varfër në një shtet më të pasur. Ata i bashkohen një tregu pune me kapital të lartë, firma efikase dhe sistem ligjor. Sipas disa statistikave, më shumë se dy të tretat e pasurisë së përgjithshme të një personi përcaktohet nga vendi ku jetojnë dhe punojnë.

Argumenti i dytë për kufijtë e hapur është moral.

Vendi ku lind është tërësisht një çështje fati, kështu që nuk ka ndonjë justifikim moral për t'i detyruar njerëzit të qëndrojnë në një vend të varfër. Në të njëjtën mënyrë, personat që kanë pasur fatin të lindin në shtetet e pasura nuk kanë të drejtë të përjashtojnë të tjerët nga fati i tyre i mirë.

Kampet e refugjatëve në Gjermani

Por partitë kundër emigracionit nuk janë të bindura nga asnjë prej këtyre argumenteve.  Sipas tyre, emigrantët nga vendet e varfra do të ulnin rrogat e qytetarëve perëndimorë dhe do të konkurronin me ta për burime të tilla si strehimi social dhe ndihmat sociale që jepen në rast se je i papunë.

Shtetet e mirëqenies sociale, që janë ndërtuar në mënyrë të përpiktë gjatë dekadave të fundit nga demokracitë perëndimore do të shembeshin pas “thithjes” së miliona njerëzve të papërshtatshëm për tregjet lokale të punës. Konfliktet kulturore midis vendasve dhe emigrantëve mund të çojnë gjiithashtu në përplasje të dhunshme, duke kërcënuar stabilitetin shoqëror dhe shtetëror.

Ato e vënë në dyshim edhe çështjen morale, duke argumentuar se detyra e parë e qeverive demokratike është të kujdesen për qytetarët e tyre.

Refugjatë duke u munduar të kalojnë kufirin polak

Nëse shumica e këtyre qytetarëve e kundërshtojnë emigracionin në shkallë të gjerë (siç ndodh në disa vende evropiane), qeveria nuk mund të injorojë dëshirat e tyre.

Sipas kësaj logjike, vendimi i njëanshëm i zonjës Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët nuk ishte një gjest aq humanitar dhe i lavdërueshëm në sytë e elektoratit gjerman.

Shumica e njerëzve nuk janë as pro as kundër kufijve të hapur. Po ashtu edhe politikat e shumë demokracive liberale përfshijnë elemente nga të dyja palët. Vendet perëndimore e njohin të drejtën e azilit për personat e persekutuar në vendet e tyre të origjinës.

Por ato kanë kuota të përgjithshme mbi numrin e emigrantëve që të pranojnë dhe kanë ndërtuar ligje të hekurta që sigurojnë dëbimin e të padëshiruarve.

Manifestim pro emigrantëve në Britani

Për më tepër, shumica e vendeve e bëjnë dallimin mes refugjatëve, që largohen nga persekutimi politik ose lufta dhe emigrantëve ekonomikë, të cilët "thjesht" kërkojnë një jetë më të mirë dhe janë të mirëpritur vetëm nën kushte të caktuara.

Por pavarësisht kontrditave, OKB-ja vlerëson 258 milion persona jetojnë tanimë jetojnë jashtë atdheut. Rreth 65 milion prej tyre janë zhvendosur me forcë brenda ose jashtë vendit të tyre dhe shumica vijnë nga vende të varfëra.

Për t’i vënë kapak të gjitha debateve të ndezura në Evropë dhe Amerikë, vendet e pasura mund dhe duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar ata që janë të përfshirë nga lufta, persekutimi ose presioni ekonomik. Por si mund ta bëjnë këtë pa rrezikuar demokracitë e tyre është një nga pyetjet më të vështira me të cilat përballen liderët perëndimorë sot për sot.

Pse Europa kërkon të mbyllë dyert për emigrantët?

Ardhja në Evropë e më shumë se 1 milionë azilkërkuesve në vitin 2015, shkaktoi një krizë në BE si asnjë tjetër para saj.

Greqia dhe Italia, nuk i përmbushën dot detyrimet e tyre, dhe refugjatët u lejuan të lëvizin kudo që ata dëshironin. Kjo imponoi një barrë po aq të paqëndrueshëm tek shtetet e tjera anëtare, ku shumica e refugjatëve përfunduan, kryesisht në Gjermani, por edhe në Suedi, Austri, vendet e Beneluksit dhe Finlandë.

Strehimi i refugjatëve në Europë

Në mungesë të udhëzimeve të qarta nga institucionet e Brukselit, kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdoi fillimisht me rolin udhëheqës që ajo kishte marrë në krizën e euros. Por rezervat në shumë kryeqytete rreth dominimit gjerman, u përforcuan me pozitën e veçantë të Berlinit në krizën e refugjatëve.

Kur bëhej fjalë për shpëtimin e Greqisë falimentimi, apo përballjen me Rusinë mbi aneksimin e Krimesë në mars të vitit 2014, Gjermania, si shteti më i madh dhe anëtarja ekonomikisht më e fuqishme, qe pjesë thelbësore e çdo zgjidhje dhe për pasojë e aftë për një rol kryesor në formësimin e reagimit të BE-së.

Por në krizën e refugjatëve, Gjermania, duke patur numrin më  të madh të azilkërkuesve, kërkoi me urgjencë solidaritetin e pjesës tjetër të BE-së.

Siri

Rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike në zonën e monedhës e përbashkët, udhëheqja e dobët politike të BE-së, si dhe rritja e partive populiste anti-BE-së në shumë shtete anëtare, rezultoi në përhapjen e një perceptimi të gjerë të pafuqisë së Evropës dhe zevëndësimit të saj me identitetet kombëtare, në kurriz të mbështetjes për integrimin në BE.

Rreziku me të cilën është duke u përballur BE-ja, shkon përtej mbijetesës së Shengenit. Alibia prej një kohë të gjatë, se BE-ja i nënshtrohet shumë krizave por gjithmonë del më e fortë prej tyre, e ka humbur besueshmërinë. Ka pasur shumë periudha të tensioneve të larta dhe stanjacionit. Por kjo është hera e parë që sfidat e reja po i përçajnë vendet anëtare, dhe në këto kushte procesi i integrimit mund të ecë në drejtimin e kundërt./The Economist/

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë